Biden do të presë në takim 40 udhëheqës botërorë për të diskutuar rreth ndryshimeve klimatike

Biden do të presë në takim 40 udhëheqës botërorë për të diskutuar rreth ndryshimeve klimatike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të presë të enjten 40 udhëheqës botërorë për bisedime mbi ndryshimet e klimës.

Takimi virtual – i cili fillon në Ditën e Tokës dhe përfundon të Premten – vjen pasi administrata e re e SHBA-së u bashkua përsëri në marrëveshjen e klimës së Parisit në shkurt, duke ndryshuar tërheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, raporton Euronews.

Gjatë veprimtarisë, Joe Biden pritet të shpallë një synim të ri në uljen e emetimeve të gazeve serë të SHBA-ve. – të paktën një prerje 50% deri në 2030, krahasuar me nivelet e 2005.

Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do ta marrë seriozisht çështjen e ngrohjes globale. /Insajderi.com