Biden e emëron John Kerryin si personin kryesor për çështjet e mjedisit

Biden e emëron John Kerryin si personin kryesor për çështjet e mjedisit

Ish-sekretari i shteti amerikan, John Kerry, është emëruar “car për çështjet e klimës”, nga i zgjedhuri president, Joe Biden, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës “car” është një lloj nofke që përdoret për persona në Qeverinë e SHBA-ve që u jepet autoritet ekzekutiv për fushën në të cilën emërohen.

Ky titull asnjëherë nuk ka qenë titull zyrtar, por qysh nga viti 1971 përdoret jo-formalisht për t’iu referuar personave të caktuar.

Kerry është një nga personat që ka marrë pozitat kyçe në administratën e Biden, duke përfshirë edhe Avril Haines, që do të jetë gruaja e parë në SHBA që udhëheq me inteligjencën, pastaj edhe Antony Blinken, që do të jetë Sekretar Shteti.

Kerry, kishte nënshkruar Marrëveshjen e Parisit për mjedisin në vitin 2015, marrëveshje nga e cila më pas Donald Trump e tërhoqi Amerikën.

Pas lajmit për emërimin e tij, Kerry shkoi se “Amerika do ta ketë shumë shpejt një qeveri që trajton çështjen e krizës klimatike si një urgjencë nacionale, çka edhe është”.

“Jam krenar të jem partner me të zgjedhurin president, Joe Biden, dhe me aletatë tanë”, shkroi ai./Insajderi.com