Biden i shkruan letër kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Biden i shkruan letër kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Joe Biden, i zgjedhuri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka shkruar një letër për “Ditën e Falënderimeve”, Agim Rexhepit, kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Rexhepi ka shkruar në profilin e tij në Facbook se letra e pranuar nga Biden ishte e gjatë dhe shumë domethënëse, derisa ka ndarë një pjesë të saj, përkthyer në gjuhen shqipe.

“Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani”, shkruan Biden.

“Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin. Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzhein dhe diabetin”.

“Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falënderim të Gëzuar”./Insajderi.com