Biden: Nuk do ta lejoj Putinin të abuzojë me të drejtat e njeriut

Biden: Nuk do ta lejoj Putinin të abuzojë me të drejtat e njeriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi të dielën se do të diskutojë për abuzimet e të drejtave të njeriut me presidentin rus, Vladimir Putin, kur ata të takohen në Zvicër muajin tjetër, raporton CNN, transmeton Insajderi.

“Do të takohem me Presidentin Putin brenda dy javësh në Gjenevë, duke e bërë të qartë se nuk do të qëndrojmë pranë dhe do ta lëmë të abuzojë me ato të drejta,” tha Biden, teksa thesoi se Amerika u themelua në idealin që të gjithë burrat dhe gratë të krijohen të barabartë dhe “SHBA-ja ka një detyrim të flasë kur sheh abuzime të të drejtave të njeriut”.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se takimi i parë ballë për ballë midis Biden dhe Putin do të zhvillohet në Gjenevë në 16 qershor, me të dy udhëheqësit që planifikojnë të diskutojnë një sërë çështjesh, ndërsa SH.B.A kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Biden më parë është takuar me Putinin, duke përfshirë një takim të vitit 2011 gjatë të cilit Biden tha se ai pa në sytë e Putinit dhe deklaroi: “Unë nuk mendoj se ju keni një shpirt”.

Pavarësisht nga përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve për çështje si Ukraina dhe ndërhyrjet në zgjedhje, Biden shpreson të krijojë një kanal të qartë komunikimi që do të shmangte surprizat e panevojshme./Insajderi.com