Biden: Nuk do të mbahet debati, nëse Trump është i infektuar

Biden: Nuk do të mbahet debati, nëse Trump është i infektuar

Joe Biden tha të martën në mbrëmje se debati i dytë presidencial nuk duhet të mbahet nëse Presidenti Trump është ende pozitiv me koronavirus, transmeton Insajderi.

Kandidati demokrat për president po u fliste gazetarëve në Maryland rreth debatit të dytë, i cili është planifikuar të mbahet më 15 tetor në Miami, Florida, raporton Neë York Post.

“Epo, unë mendoj se nëse ai ende ka COVID, ne nuk duhet të kemi një debat”, tha Biden.

Më tutje, Biden tha “unë mendoj se do të duhej të ndiqnim udhëzime shumë të rrepta. Shumë njerëz janë infektuar. Është një problem shumë serioz, kështu që unë do të udhëhiqem nga udhëzimet”, përfundoi kandidati për president.

Deklarata nga ish-nënkryetari vjen pasi më shumë se një duzinë njerëzish që punojnë në krahun perëndimor, përfshirë presidentin Trump, janë infektuar me virusin. /Insajderi.com