Biden po prinë në nivel votash popullore

Biden po prinë në nivel votash popullore

Një garë shumë e nxehtë po vazhdon të zhvillohet në mes kandidatit për president, Joe Biden, e presidentit aktual, Donald Trump, i cili e shpalli fitoren, por kishte shumë ankesa për procesin zgjedhor.

Momentalisht në nivel votash, Biden po prinë me 49.8% apo 66,921,615 vota, ndërsa Trump ka 48.6% apo 65,238,911 vota.

Në nivel shtetesh Biden ka eperësi momentale 238 kundrejt 213, njofton Insajderi.

Për shkak të garës së ngushtë rezultatet nuk pritet të shpallen shpejtë, pasi votat me postë mund te jenë përcaktuese të fituesit. /Insajderi.com