Biden tregon se “çfarë i ndodh”Amerikës nëse fiton Trump-i

Biden tregon se “çfarë i ndodh”Amerikës nëse fiton Trump-i

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka thënë të dielën se fitorja e Donald Trump-it në zgjedhjet që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të këtij viti do të ishte rrezik  për demokracinë e Amerikës.

Përpos kësaj, Biden, ka shkruar se do të ketë implikime katastrofale për gjeneratat e tjera në rast se Trump qeverisë për katër vitet e ardhshme në SHBA.

Dhënia e pushtetit administratës Trump edhe katër vjet të tjera do të kishte implikime katastrofale për gjeneratat e ardhshme. Fitorja e tij do të kërcënonte të ardhmen e demokracisë sonë”, ka shkruar Biden në Facebook.

Në SHBA po zhvillohet një fushatë që kryesisht po bazohet në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe implikimet që ka në humbjen e shumë vendeve të punës për amerikanët.

Trump e quan BIden “i majtë ekstrem”, ndërsa Biden për Trump-in thotë se ai po e ndryshon karakterin e kombit amerikan. /Insajderi.com/