Bie borë për herë të parë në Las Vegas që nga viti 1937

Bie borë për herë të parë në Las Vegas që nga viti 1937

Last Vegas ka marrë një pamje të rrallë të stinës së dimrit me borë kudo nëpër rrugë, pamje kjo e cila nuk është parë që nga viti 1937 në këtë vend, shkruan Insajderi.

Meteorologët kanë thënë se trashësia e borës ka qenë rreth 2.5 cm, në aeroportin ndërkombëtar McCarran në orën 4 të mëngjesit të enjten, nërsa shkollat në Las Vegas nuk e kanë ndërprerë mësimin.

Patrulla e autostradës Nevada tha se kishe borë dhe akull në disa zona mirëpo të gjitha rrugët ishin të hapura.

Sipas meteorologëve akumulimi i borës mund të arrij deri në 7 cm në vendet perëndimore dhe jugore nga mëngjesi i së premtes por shiu mund të reduktoj sasinë e borës./Insajderi.com