Bie dollari, jeni rritet

Bie dollari, jeni rritet

Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 110.18 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas nivelin e tij më të lartë ku u këmbye me 110.67 dollarë amerikanë për jen.

Jeni avancoi me 0.15 për qind kundrejt dollarit amerikan, me 0.2 për qind kundrejt paundit britanik dhe me 0.3 për qind kundrejt dollarit australian.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind, duke shkuar në 98.175 .DXY.

Monedha e përbashkët, euro, ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1134 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik ra me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2607 paund britanik për dollarë amerikanë.

Dollari australian ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6870 dollarë australianë për dollarë amerikanë.