Bie fuqia punëtore – Koronavirusi prek krahun e punës nga Europa Lindore

Bie fuqia punëtore – Koronavirusi prek krahun e punës nga Europa Lindore

Fuqia punëtore nga Europa Lindore është shtyllë e fuqishme e ekonomive në Europë. Por kjo shtyllë po tronditet në kohën e krizës së Coronës.

Gjermania dhe Austria janë dy vende që e ndjejnë më shumë këtë mungesë. Në Burgenlandin austriak, të ndodhur pranë kufirit me Hungarinë, përpara krizës vinin deri në 20.000 punëtorë hungarezë vinin përditë rregullisht për të punuar. Shifrat I përcjell Dhoma Ekonomike Rajonale Austriake.

Por në kohët e virusit, gjërat kanë ndryshuar. Kufijtë janë mbyllur, e sipas rregulloreve të reja, hungarezët pas kthimit në shtëpi duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë. Ndërkohë rajoni gjerman pranë kufirit polak, Brandenburg është i varur nga personeli mjekësor që vjen nga Polonia. Por ka disa ditë që kufijtë në Poloni janë mbyllur për punëtorët që kalojnë përditë kufirin. Edhe në këtë rast, kush kthehet mbrapsht në Poloni duhet të qëndrojë dy javë në karantinë, ose të qëndrojë në Gjermani. Landet e Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburgut po përpiqen të mbajnë polakët me ndihma financiare dhe akomodim në hotelet bosh përreth.

Sipas të dhënave të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë nga rregulloret e reja janë prekur më shumë se 25.000 punëtorë që udhëtojnë përditë në Berlin dhe Brandenburg. Shumë prej tyre punojnë në spitale dhe azile pleqsh. DW thotë se një në çdo dy mjekë apo infermierë në spitalin Prenzlau vjen nga Polonia. „Do ishte brutale nëse ata mungojnë,“ shprehen ekspertet.