fbpx

Bie menjëherë sistemi online për shitjen e biletave Kosovë-Azerbejxhan

Bie menjëherë sistemi online për shitjen e biletave Kosovë-Azerbejxhan

Kanë mjaftuar pak minuta, që të bie sistemi online për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Azerbejxhan.

Shumë qytetarë po vazhdojnë të shkruajnë në faqen zyrtare të FFK-së, ku po kritikojnë këtë institucion për dështimin me shitjen e biletave.

Aktualisht e gjithë faqja e hapur për shitje, ka rënë nga sistemi, shkruan Insajderi.

Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën ëëë.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare.

Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.

Ky sistem online është bërë për shkak që të parandalohet shitja e biletave në tregun e zi siç ka ndodhur për ndeshjet e kaluara, si dhe të mos ketë pritje të gjata të qytetarëve. /Insajderi.com