Bie në 71 numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitale

Bie në 71 numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitale

Si pasojë e rënies së rasteve të infektimit me COVID-19 në Kosovë, ka rënë ndjeshëm edhe numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim mjekësor në spitalet e vendit, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rënduar shëndetësore./Insajderi.com