Një djalë 2-vjeçar pothuajse është zier i gjallë pasi ra aksidentalisht në një tenxhere me ujë të nxehtë.

" />

Bie në tenxhere me ujë të nxehtë, 2-vjeçari ukrainas lufton për jetën

Bie në tenxhere me ujë të nxehtë, 2-vjeçari ukrainas lufton për jetën

Një djalë 2-vjeçar pothuajse është zier i gjallë pasi ra aksidentalisht në një tenxhere me ujë të nxehtë.

Ivan Maletych nga Ukraina po lufton me jetën pasi pësoi djegie të tmerrshme në pothuajse 70 % të trupit të tij. Një foto e shpërndarë në media tregon vogëlushin të shtrirë në një shtrat në spital të mbuluar me fasha.

Incidenti ndodhi kur nëna e tij, Ivanna Maletych po përgatitej të lante disa rroba.

Ajo hodhi 40 litra ujë në tenxhere pastaj e la në dyshemenë e kuzhinës për të shkuar në supermarket për të blerë bukë.

“Ivan po luante në shtëpi ndërsa vëllai i tij më i madh po shikonte filma vizatimorë. Mendoj se hyri në kuzhinë dhe ra aksidentalisht në tenxheren me ujë të valuar. Bashkëshorti im që kishte në oborr, dëgjoi ulërimat dhe shkoi me vrap tek ai”, ka thënë nëna e katër fëmijëve.

Maletych menjëherë kuptoi se çfarë kishte ndodhur kur hyri në kuzhinë.

Ai e tërhoqi djalin nga rrobat dhe e lau me ujë të ftohtë. Ivan më pas u dërgua në një spital në qytetin e Lviv dhe është nën kujdes intensiv.

Ivan u diagnostikua me djegie të rënda në 70 % të trupit të tij duke përfshirë djegie të shkallës së katërt.

Mjekët e Lviv Burn Centre po luftojnë për ti shpëtuar jetën, por nuk kanë komentuar shanset e tij për mbijetesë./oranews