Bie nga kati i tretë punëtori në qendër të Prishtinës – Policia jep detaje

Bie nga kati i tretë punëtori në qendër të Prishtinës – Policia jep detaje

Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku ishte duke punuar, njofton Insajderi.

Derisa është bërë e ditur se personi ka pësuar lëndime të rënda trupore, policia thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:10 në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

Në një përgjigje për Insajderi-n, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka njoftuar se është informuar edhe ndihma e shpejtë dhe inspektorët e punës, ndërkaq me këtë rast janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet e tjera.

“Më datë 24.08.2020 rreth orës 17:10, policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektorët e punës. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha për Insajderin. /Insajderi.com