Bie nga sistemi WhatsApp-i

Bie nga sistemi WhatsApp-i

Platforma komunikatave, WhatsApp ka rënë nga sistemi duke pa mundësuar komunikimin në këtë platformë.

Problemet u raportuan anembanë botës, sipas Down Detektorit të internetit duke përfshirë kështu edhe Iphonet dhe Androidet.

Mesazhet dështuan të dërgohen dhe aplikacioni nuk do të ngarkohej, sipas përdoruesve të prekur, ndërsa nuk dihet ende arsyeja.

WatsApp bie nga sistemi mjaftë rrallë, por edhe ndërprerja më e shkurtë mund të godasë miliona njerëz. Një rënie e tillë kishte ndodhur edhe vatë festimit të Vitit të Ri./Insajderi.com