Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës si dhe në spitalet e përgjithshme për shkak të infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Sipas raportit të fundit nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, në të gjitha spitalet janë duke u trajtuar 361 pacientë të infektuar.

255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, 109 prej të cilëve janë të infektuar, ndërsa 12 në gjendje të rëndë./Insajderi.com