fbpx

Bie numri i pickimit nga rriqrat – IKSHPK rekomandon masa për mbrojtjen ndaj tyre

Bie numri i pickimit nga rriqrat – IKSHPK rekomandon masa për mbrojtjen ndaj tyre

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë ka njoftuar se numri i pickimit nga rriqrat në komunat endemike ka rënë përgjysmë në krahashim me vitin e kaluar, shkruan Insajderi.

Zonat më të prekura nga pickimi i rriqrave janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka, Skenderaj dhe disa të tjera në numër më të pakët.

IKSHPK i rekomandon banorëve të këtyre zonave që të kenë kujdes të mos qëndrojnë gjatë në hapësirat e gjelbra dhe livadhe.

Gjithashtu ky Institut rekomandon që gjatë qëndrimit në këto zona, duhet veshur rroba të gjata si

“Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër, kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre dhe kontrolloni nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt”, thonë nga IKSHPK./Insajderi/