Bie numri i raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në pesë mijë e 103, njofton Insajderi.

Kjo rënie e rasteve është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se këto raste aktive vijojnë nga gjithsej 55 mijë e 498 raste pozitive të shënuara deri më sot.

Ndërkaq, janë regjistruar 1 mijë e 405 raste të vdekjes.

IKSHPK tutje bën të ditur se janë shëruar janë 48 mijë e 990 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103”. /Insajderi.com