Bie numri i të prekurve me COVID-19 në Itali

Bie numri i të prekurve me COVID-19 në Itali

Autoritetet italiane kanë raportuar 604 të vdekur përbrenda ditës së martë, përgjatë konferencës së përditshme.

Kjo ka shpier shifrat e përgjithshme të vdekjeve në 17,127 në Itali, e cila prin me numrin më të madh të vdekjeve nga virusi në botë.

Ndërkohë, numri i të diagnostikuarve me virusin pandemik përgjatë 24-orëshit të fundit në vend ka arritur në 3,039. Italia, sipas ekspertëve analitik, ka filluar ta rrafshojë kurbën.

Vendet evropiane të cilat kanë filluar të pësojnë rënie të numrit të vdekjeve dhe rasteve me virusin e ri janë edhe Danimarka e Spanja.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirusin e ri në nivel global ka arritur në 1,386,771, derisa 79 kanë ngelur të vdekur si pasojë.