Bien nga sistemi Facebook dhe Instagram në Ballkan

Bien nga sistemi Facebook dhe Instagram në Ballkan

Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram përsëri nuk janë në dispozicion për përdoruesit sot.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit të Downdetector, këto rrjete sociale ranë në të gjithë Ballkanin.

Tani për tani nuk ka informata zyrtare se kur do të rikthehet funksionimi normal i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, transmeton KosovaPress.

Kjo është rënia e dytë në dy javët e fundit, dhe i njëjti rast u regjistrua më 3 korrik.