Bien shitjet e Toyota-s për shkak të COVID-19

Kompania, Toyota Motor deklaroi se shitjet në mbarë botën pësuan ulje, pasi pandemia e koronavirusit ndaloi pjesën më të madhe të operacioneve të kompanisë.

Bien shitjet e Toyota-s për shkak të COVID-19

Në muajin mars, shitjet globale të grupit Toyota, përfshirë “Daihatsu Motor” dhe “Hino Motors”, ranë me 22,6% në 779.1151 njësi.

“Shitjet e huaja ranë me 29,3% në 519 807 automjete, ndërsa shitjet e brendshme ranë me 4,7% në 259 344 njësi”, njoftoi kompania.

Shumica e fabrikave vendase dhe të huaja kanë ndaluar operacionet për shkak të pandemisë, ndërsa ato në Kinë filluan funksionimin nga fundi i marsit.

Më 12 maj Toyota ka planifikuar të paraqesë rezultatet financiare për tremujorin e parë të këtij viti.