Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të njohur të showbizit shqiptar, të cilët prej disa kohësh nisën jetën në Zelandën e re, së bashku me vogëlushin e tyre, Lianin.
Megjithëse Big Basta vazhdoi të qëndrojë për punë në shtetin e huaj, Vesa me të birin u kthyen në atdhe, duke numëruar ditët që reperi të kthehet sërish pranë tyre.
Gjatë intervistave Vesa ka treguar se Lianit i mungon shumë i ati, i cili sot e ka lumturuar të birin më shumë se kurrë pasi do të kthehet t’i takojë.
“Kush po të vjen mami?”- e pyet Vesa të birin, i cili përgjigjet menjëherë duke qeshur: “Babi”.
“Liani sot më i lumtur se kurrë.”, shkruan këngëtarja krahas videos.