Bilall Sherifi tregon për rezultatet e NISMA-s në zgjedhje

Bilall Sherifi tregon për rezultatet e NISMA-s në zgjedhje

Sekretari i përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate Bilall Sherifi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur në 5.05 për qind, pas rinumërimit të 314 kutive të votimit.

“Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votës dhe të dhënat nga rinumërimi i po këtyre 314 kutive është ky: Në K-Votës në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, shkruan Sherifi.

Ai thotë se kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë e rinumëruara për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive.

“Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Le të shohim se çka do të na sjellë rinumërimi i 530 kutive, të cilat në rinumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve”, shkruan ai