Kosova U-20 ka përfunduar turneun tre ditor në Shkup të Maqedonisë Veriore, ku ka zhvilluar tre ndeshje miqësore për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Basketbollistët e Kosovës në ditën e tretë kanë pësuar humbje nga Mali i Zi me rezultat 78:33 (25:4, 24:9, 17:14, 12:6).