Bilanci i coronavirusit në Kosovë

Shumë raste aktive në muajin e fundit kanë rritur dukshëm edhe numrin e vdekjeve.

Bilanci i coronavirusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të dielën ka raportuar 145 raste të reja me coronavirus, por lajmi i mirë qëndron në atë që numri i të shëruarve e ka tejkaluar numrin e të infektuarve brenda 24 orëve, pasi janë shëruar 171 persona të prekur nga COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars numri i rasteve pozitive deri më tash është 5.617, prej tyre momentalisht raste aktive janë 2.676 pasi 2.811 të infektuar janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Muaji i fundit ishte I frikshëm për sa i përket rasteve të shumta me coronavirus, po ashtu vdekjet janë shtuar dukshëm – deri më tash 130 qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19. /Insajderi.com/