Arrestimi i presidentit?

Bild: Kosovës mund t’i arrestohet Presidenti

Thaçi më pas do të shkonte në Hagë dhe do fillonte një gjykim i gjatë e i komplikuar që do zgjaste me vjet.

Bild: Kosovës mund t’i arrestohet Presidenti

Nëse akuzat që janë publikuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmohen atëherë ai do të arrestohet dhe do t’i duhet të shkojë në Hagë, ka thënë për Gzero Media, Carl Bild, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, njofton Insajderi.

“Nëse akuzat që tani janë publikuar konfirmohen, atëherë ai arrestohet dhe do t’i duhet të shkojë në Hagë dhe pastaj të ballafaqohet me një gjykim të gjatë dhe tepër të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë problem i madh”, ka deklaruar Bild.

Gjithashtu ai ka folur për procesin e gjykimit dhe pasojat politike që do të kishte në Kosovë arrestimi eventual i Thaçit.

“Procesi do të merr vite, dhe pa diskutim, kjo do të sjellë trazira në politikën kosovare”, ka thënë Bild.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kanë pranuar një aktakuzë nga Gjykata Speciale ku dyshohen për krime lufte në rreth 100 raste./Insajderi.com