Biletat për ndeshjen Kosovë-Angli dalin në shitje sonte

Biletat për ndeshjen Kosovë-Angli dalin në shitje sonte

Sot do të rinis shitja e biletave për takimin Kosovë – Angli.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, sonte në orën 21:30, përcjell Insporti.

Biletat mund t’i blini në platformën online www.tiks.app.

Kujtojmë se biletat fillimisht do dilnin në shitje të martën nga ora 16:00, por fluksi i madh i qytetarëve bëri që uebfaqja të binte së funksionuari.