Billie Eilish u bë bionde dhe theu rekord në Instagram

Billie Eilish u bë bionde dhe theu rekord në Instagram

Billie Eilish la pas flokët e saj të zinj me të kombinuar më jeshile për një pamje më të thjeshtë. Këngëtarja u bë bionde, njofton Insajderi.

Ndryshimin e saj, Billie e prezantoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Së pari herë ajo ndau një video:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Më pas, ajo ndau edhe një foto portret që ‘theu internetin’:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Sipas BBC, postimi i mësipërm mblodhi 1 milion pëlqime brenda gjashtë minutave. Ai postim thuhet se tejkaloi një rekord të vendosur më parë në vitin 2018 nga këngëtarja tjetër Selena Gomez, postim ky që shënonte ditëlindjen e saj të 26-të.

Me më shumë se 18 milion pëlqime, postimi i fundit i Eilish në Instagram tani renditet në mesin e 10 fotove më të pëlqyera në platformë, sipas BBC. /Insajderi.com