Billy Bob Thorton ishte martuar me Angelina Jolie-n para se të ndahej me të fejuarën Laura Dern

Billy Bob Thorton ishte martuar me Angelina Jolie-n para se të ndahej me të fejuarën Laura Dern

Aktorja e “Jurassic Park”, Laura Dern ishte e fejuar prej tashmë 3 vitesh me Billy Bob Thorton dhe do të bëhej gruaja e pestë e aktorit, kur kuptoi që i dashuri përpos që e kishte tradhëtuar, ishte martuar me Angelina Jolie-n.

Ajo nuk e dinte që lidhja e tyre kishte përfunduar deri kur dëgjoi i fejuari saj ishte martuar, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

“Unë u largova nga shtëpia ku po bashkëjetonim për xhirime të një filmi dhe gjatë kësaj kohe ai u martua pa më thënë asgjë. Pjesa më e rëndë ishte që kurrë nuk arritëm të bisedonim.”

Për të i bërë gjërat më të rënda, ishte fakti që Laura Dern kujdesej për Angelinën kur ajo ishte e vogël. Babai i Laurës ishte shok me babain e Angelinës, John Voight dhe ka treguar që kur Angelina ishte fëmijë, Laura kujdesej si “babysitter” për të./Insajderi.com