Binjaket që u pranuan në 40 universitete dhe fituan afro 1 milion dollar nga bursat

Binjaket që u pranuan në 40 universitete dhe fituan afro 1 milion dollar nga bursat

Dy binjake amerikane janë pranuar në 40 kolegje të ndryshme, kështu duke fituar mbi 900 mijë dollarë nga ofertat e bursave.

Akhya C. dhe Akhea S. Mitchell, të dyja binjaket  vijojnë në shkollën e mesme në “Troup County Comprehensive High School” në Lagranzhit të Gjeorgjisë, me një GPA prej 4.5 dhe 3.9 GPA.

Për shkak të notave të tyre shembullore  dhe përfshirjes së tyre në organizata të ndryshme studentore, të dyja binjaket ishin kompetente për të aplikuar në 42 kolegje, raporton gazeta ABC News.

Edhe pse binjaket janë pranuar në 40 kolegje të ndryshme, ato do të zgjedhin mes dy shkollave –   Universiteti për bujqësi dhe teknikë në Greensboro në North Carolina  dhe Universitetit Howard në Uashington.

Vajzat shembullore thanë se prindërit e tyre gjithmonë i kanë kushtuar rendësi shumë të madhe edukimit dhe arsimit.

“Prej kohës se kur unë e mbaj në mend veten, prindërit tanë kanë potencuar rëndësinë e arsimit,” tha Akhea. “Ne jemi rritur në një ambient, që vazhdimisht na kujtonte se ne mund jemi dhe të bëhemi ato që ne dëshirojmë. Edukimi është themeli që kurrë nuk mund të shkatërrohet nga raca apo gjinia.”