Biografia e gjeneralit që bëri vetëvrasje – i akuzuar për tortura mizore ndaj myslimanëve boshnjak

Biografia e gjeneralit që bëri vetëvrasje – i akuzuar për tortura mizore ndaj myslimanëve boshnjak

I akuzuari kroat për krime lufte në Bosnje, Sllobodan Pralak, ka vdekur në një spital të Hagës, pasi ka pirë një lëng helmi në sallën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Pralak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur “nuk jam kriminel”, vetëm pak kohë pasi Gjykata e Hagës ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

“Gjykatës, Sllobodan Pralak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj”, ka thënë Pralak.

Ndërsa më pas ka thënë se “Ajo çfarë kam pirë, është helm”.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar. Ndërsa, sot Gjykata e Hagës ka konfirmuar dënimin për Pralakun dhe pesë kroatë të tjerë të Bosnjës

Gjenerali, Praljak u ngarkua me urdhërimin e shkatërrimit të urës së shekullit të 16-të të Mostarit në nëntor të vitit 1993, të cilin gjyqtarët thanë se “shkaktoi dëme të mëdha popullatës civile myslimane”.

Akuza tjetër ndaj tij ishte se kishte shkaktuar trajtim mizor ndaj myslimanëve boshnjakë, duke rregulluar dëbimin dhe transferimin e detyruar dhe po ashtu burgimin e tyre.

Në mediat kroate shpesh herë është thënë se Praljak ka diplomuar në tre fakultete në Zagreb – elekotroteknikën e kishte kryer në vitin 1970, filozofinë më 1971 ndërsa Akademinë e Arteve më 1972./Insajderi.com