Biostar tani ofron SSD-në M700 M.2 me 1TB

Biostar tani ofron SSD-në M700 M.2 me 1TB

Gjatë muajve të fundit e kemi pasur mundësinë ta shohim një rënie të ndjeshme të çmimit të zgjidhjeve të SSD-së M.2 në nivel global, duke i bërë kështu këto pajisje më të përballueshme për përdoruesit e përditshëm të PC, por edhe gejmerët dhe entuziastët, raporton KitGuru.

Biostar tani e ka publikuar një shtesë të re në serinë e vet M700 të SSD-ve NVME M.2 në variantin 1TB. SSD-ja e re M700 1TB M.2 është një SSD kompatibile me NVMe 1.3 dhe e përdor interfejsin PCIe Gen3 x4, dhe ofron deri në tre herë performancë më të mirë sesa pajisjet tradicionale SATA III.

Kompania pretendon se SSD-ja M700 1TB M.2 është zgjidhja ideale për sistemet e biznesit dhe gaming të pandërprerë, ndërsa formati i vogël dhe kapaciteti i lartë janë të përshtatshme për të gjitha instalimet moderne të PC.

SSD-ja M700 1TB NVMe M.2 vjen në formatin standard M.2 2280, me shpejtësi deri në 2000MB/s për lexim dhe deri në 1650MB/s për regjistrimin e të dhënave, shkruan KOHA DItore. SSD-ja është e pajisur me mbrojtjen dhe enkriptimin AES256 End-to-End të të dhënave.

SSD-ja Biostar M700 PCIe Gen3 1TB M.2 NVMe është në dispozicion për shitje me çmim prej 95 dollarësh.