Biri i Michael Schumacher flet për krahasimet që i bëhen me babain

Biri i Michael Schumacher flet për krahasimet që i bëhen me babain

Mick Schumacher thotë se nuk e ka problem të krahasohet me babain – shtatë herë kampion bote në Formula 1, Michael Schumacher.

Mick, 19-vjeçar, do të fillojë garat në sezonin e tij të parë në Formula 2 këtë vit, që starton në Behrain më 29 mars, transmeton Insporti.

“Të krahasohem me babain tim asnjëherë nuk ka qenë problem për mua”

“Të krahasohem me ngasësin më të mirë në histori të F1 është një objektiv që ju dëshironi ta arrini”, tha ai.

Mick Schumacher është ngasës i ekipit Prema, ku bënte pjesë ngasësi aktual i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili fitoi titullin në sezonin e tij debutues në Formula 2. /Insporti.com/