Birmingham City ka vendosur të pensionoj numrin 22 të Jude Bellingham

Birmingham City ka vendosur të pensionoj numrin 22 të Jude Bellingham

Ekipi i Birmingham City ka marrë një vendim aspak të pritur dhe të çuditshëm duke e pensionuar numrin 22, për nder të lojtarit të tyre Jude Bellingham, i cili pak ditë më parë u shit tek Dortmund për një shumë rekord botërorë, për një lojtar 18 vjeçar.

“Klubi i Birmingham City ka vendosur që ta pensionoj numrin 22, për nder të Jude Bellingham” thuhet në njoftimin e klubit, raporton Inajderi.

Jude kishte vetëm 44 paraqitje me këtë klub, por ai kishte ardhur nga akademia e klubit dhe duket se ky vendim është marrë që klubi të tregoj se sa i vlerëson lojtarët e akademisë së tyre./Insajderi.com.