Bitcoin bie jashtë normales

Bitcoin bie jashtë normales

Ata që kanë blerë Bitcoin janë shumë të shqetësuar, pasi vlera e saj ka rënë 2 mijë dollarë brenda 24 orëve.

Rreth kësaj kriptovalute gjithmonë ka pasur reagime, duke u rritur me shpejtësi të madhe, kurse tani ka filluar të bie, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët kanë këshilluar të jenë të kujdesshëm, pasi vlera mund të rritet përsëri.

Fillimisht Bitcoin humbi më shumë se 20 % të vlerës së saj, duke zbritur në 12 504 dollarë, 3 mijë dollarë më pak për 12 orë, sepse e kishte vlerën 15 820 dollarë.

Momentalisht kjo kriptovalutë këmbehet me 13 545 dollarë, por është shumë e paqëndrueshme, duke pasur shumë lëvizje.

Vetëm 1,000 posedues të Bitcoin besohet të kenë 40 për qind të tregut të përgjithshëm dhe është pohuar se ata mund të shkaktojnë që vlera e saj në çdo moment të ulet ose të fluturojë.

Rritja e interesit rreth Bitcoin duket se ka ndihmuar në ngushtimin e vlerës së kriptovalutave të tjera, siç është Etherium dhe Litecoin.

Litecoin është rritur me 8,990 për qind nga viti i kaluar dhe më shumë se 360 për qind gjatë muajit të kaluar dhe Ethereum më shumë se 10,520 për qind nga viti i kaluar dhe me 125 për qind nga muaji i kaluar.