Në vend të 12.5BTC, kushdo që gërmuesoi bllokun ka kërkuar një shpërblim prej 13.26BTC. Në fillim u dyshua se tek shpërblimi ishin shtuar edhe tarifat e transaksioneve.

Bitmain humbet 150,000 dollarë sepse gërmues një bllok të paligjshëm në rrjetin Bitcoin

Bitmain humbet 150,000 dollarë sepse gërmues një bllok të paligjshëm në rrjetin Bitcoin

Në vend të 12.5BTC, kushdo që gërmuesoi bllokun ka kërkuar një shpërblim prej 13.26BTC. Në fillim u dyshua se tek shpërblimi ishin shtuar edhe tarifat e transaksioneve.

Miniera e gërmimit të kriptomonedhave Antpool në pronësi të Bitmain ka humbur të paktën 150 mijë dollarë shpërblim në bitcoin që duhej të kishte marrë për përpunimin e një blloku raportoi BitMEX Research.

Më 10 Qershor rrjeti Bitcoin refuzoi një bllok të gërmuar i cili anuloi 12.5 BTC me vlerë 146,000 dollarë  shpërblim që duhej të kishte shkuar për gërmuesin.

Energjia dhe burimet e shpenzuar për gërmimin e këtij blloku kanë shkuar dëm. Bitcoin shpërblen me BTC gërmuesit e kriptomonedhës për shtimin me sukses të blloqeve të reja në blockchainin e tij.

Për të marrë këtë shpërblim ata duhet të shtojnë “transaksione coinbase” tek blloqe. (Nuk duhet të konfuzoheni sepse nuk ka të bëjë me bursën Coinbase.)

Kur rrjeti Bitcoin pranon blloqet, gërmuesit grumbullojnë transaksionin “coinbase”. Ka disa rregulla: duhet të jetë i barabartë me sasinë e vendosur nga protokolli bitcoin që është 12.5BTC.

Nyjet e plota të Bitcoin sigurohen se gërmuesit janë duke krijuar blloqe siç duhet duke refuzuar automatikisht ata që nuk i përshtaten protokollit.

Sipas BitMEX, rrjeti Bitcoin refuzoi shpërblimin për bllokun e Antpool për shkak të një gabimi me transaksionin “coinbase.”

Në vend të 12.5BTC, kushdo që gërmuesi bllokun ka kërkuar një shpërblim prej 13.26BTC. Në fillim u dyshua se tek shpërblimi ishin shtuar edhe tarifat e transaksioneve.

Por BitMEX Research tha se është një gabim dhe jo tarifa shtesë. Transaksionet që duhej të shtoheshin në blockchainin e Bitcoin u anuluan. /PCWorld Albanian