Bizneset kosovare shënojnë rritje

Bizneset kosovare shënojnë rritje

Në tremujorin e fundit të vitit 2019, bizneset kosovare kanë shënuar një rritje pozitive, pasi që ka një rritje të konsumit në vend.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë të mbajtur për medie lidhur me rezultatet e anketës të klimes në biznes, transmeton Insajderi.

“Së pari është indiaktori i klimës së biznesit i cili realisht tash më nga viti 2013 e mat klimën e të bërit biznes në vend. Tre mujori i fundit i vitit 2019 ku shihet një pritje ma pozitive të bizneseve për situatën e të bërit biznes në vend. Në tre mujorin e fundit ka një rritje të konsumit në vend dhe bizneset kanë një performancë më të mirë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeverisje stabile që nuk i bllokohet mandati, pasi që vonesat në gjykata janë një problem që nuk garanton as të drejta pronësore dhe as trajtimin e kontratave dhe kjo ndikon në investimet e huaja.

Rukiqi ka thënë se prioritet i Qeverisë, duhet të jetë promovimi i eksportit përmes politikave nxitëse.

OEK po ashtu e ka kundërshtuar pushimin e bizneseve në ditën e dielë.

Arsyen e këtij kundërshtimi e ka bërë të ditur kryetari Rukiqi i cili ka thënë se ende nuk jemi të gatshëm dhe duke llogaritur bizneset në Prishtinë, mund të ketë dëme të mëdha.

Për heqjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, Rukiqi kërkoi më shumë sqarime edhe pse thotë se do ta përkrahin këtë vendim nëse është në interes të vendit