Bizneset me shumë probleme për zhvillimin e tyre

Bizneset kanë shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre përballë drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një takim të përbashkët të organizuar të martën nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Bizneset me shumë probleme për zhvillimin e tyre

Takimin e hapi kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi me një fjalë rasti duke e falënderuar drejtorin e përgjithshëm të Doganës për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe përgjigjen pozitive ndaj kërkesave të OAK-ut sa herë që bizneset kanë kërkesa për takim apo trajtim të çështjeve që i preokupojnë ata.

Fjalën pastaj e mori drejtori Berisha i cili shpalosi punën dhe të arriturat e Doganës së Kosovës gjatë viteve të fundit, me qëllim të lehtësimit të procedurave doganore dhe krijimin e lehtësirave tregtare për bizneset, duke marrë parasysh dy faktorë kryesorë që kanë rëndësi shumë të madhe: kosto operative dhe kohëzgjatjen.

Të gjitha këtyre shqetësimeve dhe pyetjeve të biznesmenëve të pranishëm iu përgjigj drejtori i Doganës duke thënë se Dogana po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme në punën e saj.

Ai tha se po mundohet të krijojë lehtësira për bizneset, mirëpo theksoi se Dogana në Kosovë vepron në bazë të ligjit dhe në bazë të politikave fiskale në vend. Ai përmendi edhe reformat e reja brenda Doganës përfshirë këtu dixhitalizimin e shërbimeve doganore, po ashtu përmendi vlerësimin e lartë të punës së doganës nga Banka Botërore dhe theksoi se Kodi i ri Doganor është në procedure dhe do të hyjë në fuqi këtë vit.

Në fund të takimit ishte konkludim i përbashkët se bizneset duhet të jenë shumë më shumë aktive në përmirësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në mënyrë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe më pak pengesa. Oda e Afarizmit të Kosovës është duke krijuar sektor të ndryshëm në kuadër të saj, të specializuar në mënyrë që të merret më detajisht me çdo problem.