Biznesmeni britanik që akuzonte Gani Thaçin për haraç

Biznesmeni britanik që akuzonte Gani Thaçin për haraç

Sulmi ndaj dy udhëheqësve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, po del se ka qenë vetëm njëra nga skandalet e vëllaut të presidentit, Gani Thaçi.

Ai në vitin 2000 ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut pasi i ishte gjetur një armë, dhe rreth 250 mijë dollarë.

Por veç kësaj, në po të njëjtën periudhë Gani Thaçi akuzohej nga një biznesmen britanik për haraç, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo histori ishte bërë pjesë e raportimeve në mediat botërore. “Kosova e mbërthyer nga reketi”, ishte titulli që BBC-ja i kishte vënë kësaj historie haraçi, në të cilën ishte përfshirë Gani Thaçi.

“Ganiu i tha policisë se paratë i ishin dhënë atij nga një firmë ndërtimi kanadeze që punon në Kosovë, Meridian Resources”, thuhet në artikullin “Kosova e mbërthyer nga reketi”, botuar në BBC në prill të vitit 2000.

Ky artikull i BBC-së tregonte se Shaun Going, drejtori i kompanisë kanadeze, thoshte se Ganiun e kishin paguar 60 mijë dollarë, e jo 250 mijë dollarë. Për 190 mijë dollarët tjerë asnjëherë nuk është dhënë sqarim nga Gani Thaçi. Është e kuptueshme që hetues e prokurorë nuk i kanë shkuar deri në fund kësaj lënde. Arsyet janë të ditura.

Të njohura për publikun janë edhe arsyet e sakta se pse kompania kanadeze e kishte angazhuar Ganiun.

BBC raportonte se Gani Thaçi e kishte ndihmuar kompaninë kanadeze për të bërë marrëveshje me disa kompani që ishin marrë nën kontroll nga administrata e Hashim Thaçit pas luftës.

Shefi i kompanisë kanadeze i  kishte deklaruar BBC-së se në Kosovë është vështirë të bëhet biznes, pa u marrë me ish-anëtarët e UÇK’së.

“Nuk ka dyshim se njerëzit e ish-UÇK-së janë të pozicionuar mirë në biznes kështu që nuk ka mënyrë për të bërë biznes në këtë vend pa ta ose pa kaluar kah ata në baza ditore”, thotë ai, në artikullin e BBC-së.

Pikërisht sot, vëllau i presidentit u përfshi një tjetër skandal. I rrahi dy zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Ka rrahur dy zyrtarë të lartë Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Blerim Pushkollin, drejtorin e kompanisë Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe Gianni Sokoliç, kryetarin e bordit të BKS. Sokoliç mban edhe postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë sllovene të sigurimeve “Ilyria Insurance”.

Ndryshe Insajderi vazhdimisht ka raportuar për skandalet në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Kartoni i Gjelbërt- Emërohet drejtoreshë e dashura e djalit të Gani Thaçit

E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit

Milionat e Kartonit të Gjelbër- Familja Thaçi rrit fuqinë brenda Byrosë së Sigurimeve

Vëllau i presidentit Thaçi sulmon fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve