Biznesmeni nga Suhareka ndihmon Shqiprim Arifin në fushatë zgjedhore

Biznesmeni nga Suhareka ndihmon Shqiprim Arifin në fushatë zgjedhore

Dje është bërë hapja solemne e fabrikës së këpucëve “SOLID” në Preshevë. Kompania do të prodhojë për tregun evropian ndërsa investimi kap shumën prej 1 milion eurove.

Kryetari Shqiprim Arifi në praninë e qytetarëve ka thënë “u tha, u bë”.

Ky është investimi i parë në tre dekadat e fundit në Komunën e Preshevës nga investitor të jashtëm gjegjësisht Kosova. Ndërsa kryetari i PVD-së Riza Halimi ishte skeptik për hapjen e kompanisë “SOLID” në Preshevë.

Ai javë më parë në një tubim gjatë fushatës parazgjedhore ka quajtur investitorin Shefqet Kuçin “Matrapaz”.

Shefqet Kuçi dje gjatë hapjes solemne të kompanisë “SOLID” në Preshevë ka thënë: “Unë matrapaz nuk jam. Jam teknolog dhe i ftoj të tërheqin akuzat. Unë kam ardhur këtu të bëjë biznes dhe konkurrencë me të gjithë biznesmenët mendje hapur. Duhet ti tërhiqni këto akuza.”

Sipas Kuçit, Kompania e tij do të punësoj 60-80 punëtor ndërsa brenda vitit të ardhshëm numri do të rritet deri në 200 punëtor. /Presheva.com