Biznesmeni zviceran dhuron 1 miliard dollarë për të mbrojtur planetin

Biznesmeni zviceran dhuron 1 miliard dollarë për të mbrojtur planetin

Biznesmeni dhe filantropi zviceran Hansjörg Wyss ka dhuruar 1 miliard dollarë në kampanjën Wyss për natyrën në një ankand për të marrë 30% të tokës dhe oqeaneve në vitin 2030, shkruan Insajderi.

Ky është projekti më ambicioz i organizatës humanitare të biznesmenit, e quajtur The Wyss Foundation.

Iniciativa është për të mbrojtur dyfishin e sasisë së tokës së mbrojtur deri më sot.

83 vjeçari kishte folur por rëndësinë e këtij projekti ku ka shprehur shqetësimin rreth botës ekologjike.

“Bimët dhe kafshët pritet të zhduken 1 mijë herë më shpejt sesa ata po zhdukeshin para se njerëzimi të shfaqej. Ndryshimi i klimës po e ndryshon sistemin natyral rreth planetit. Pyjet, speciet detare dhe furnizimet me ujë të pijshëm janë duke u zhdukur me anë të industrive të cilët po hynë në botën e egër çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai.

Biznesmeni i bëri thirrje qytetarëve, filantropëve, udhëheqësve të bizneseve dhe qeverisë për të ngushtuar hapësirën mes sa pak po mbrohet bota natyrale dhe sa shumë duhet të mbrohet.

Sipas deklaratës, planet e projektit afatgjatë përfshijnë krijimin dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura , të inkurajoj komunitetin ndërkombëtar të vendosë më shumë shënjestra ambicioze  për zonat e mbrojtura, të investojë në shkencë dhe të inspiroj më shumë investime rreth botës.

Kjo kampanjë është mbështetur edhe nga organizata dhe shoqëri tjera, dhe ka arritur të sigurojnë nëntë projekte për mbrojte në 13 vende.

Ato do të shpërblehen me 48 milion dollarë për të ndihmuar në mbrojtjen e 10 milion akrave të tokës dhe 17 mijë kilometra katror të oqeanit.

Fondacioni Wyss ka dhënë rreth 450 milion dollarë në 20 vitet e fundit për të mbrojtur botën e  egër rreth Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore, Meksikës, Amerikës dhe Kanadës.

Përmes kësaj gati 40 milion akra tokë dhe ujë janë duke u mbrojtur sot./Insajderi.com