Blakaj akuzon Lumezin se i ulëriti për Besim Beqajn

Blakaj akuzon Lumezin se i ulëriti për Besim Beqajn

Ish-prokurori, Elez Blakaj i cili dha dorëheqje gjatë javës së kaluar është duke akuzuar, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn.

Në një postim që e ka bërë Blakaj në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar disa arsye tjera pse ka thënë dorëheqje nga posti i prokurorit, shkruan Insajderi.

Në postimin e tij Blakaj akuzon Prokurorin e Shtetit, Lumezin se ulërinte në një takim, që kishin ai, kryeprokurori, Reshat Millaku, Drita Hajdar dhe Lulzim Sylejmani lidhur me rastin “Dosja e Shefave”.

Sinqerisht nga nga ai moment jam shokuar për nivelin e tij, e për me shumë edhe gjatë një takimi të përbashkët pas një jave, në zyrën e tij, përseri për rastin “Pronto” ku ishte i pranishëm edhe z.Reshat Millaku, znj. Drita Hajdari, z. Lulzim Sylejmani, i njëjti i nevrikosur kërkonte llogari, madje edhe duke uluritur pse kemi ngritur aktakuzë, e poashtu kërkonte të rikthehet apo rishikohet aktakuza e cila ishte dërguar në gjykatë!!!”, shkruan Blakaj.

Tutje Blakaj tregon detaje nga ai takim, ku thotë se Lumezi pa fije turpi ju tregonte për takimet e tij me njerëz të cilët ishin të përfshirë në aferën “Dosa e Shefave”, siç ishte Besim Beqaj.

“Në këtë takim i njëjti pa fije turpi na tregonte se si është takuar me disa nga njerëzit tani të akuzuar (siç ishte Besim Beqaj) dhe se rezultati i punës nuk i pëlqente duke urdhëruar njërin nga prokuroret e zyrës se tij – z. Lulzim Sylejmani TË MBANTE NJË SHENIM ZYRTAR, sepse disa nga NE nuk po pranonim ta rishikonim vendimin e marrë lidhur me aktakuzën e cila veç ishte dërguar në gjykatë!”, ka shkruar Blakaj.

Javën e kaluar, ish-prokurori Blakaj përmes një letre lamtumirëse kishte treguar arsyet e dorëheqjes së tij.

Në këtë letër dërguar kolegëve, Blakaj kishte thënë se ju kishte ofruar një punë në Amerikë dhe ky ishte qëllimi i dorëheqjes së tij. /Insajderi.com