Blen taka me çmim marramendës, fansat i kthehen këngëtares: ‘Njerëzit janë të uritur’

Blen taka me çmim marramendës, fansat i kthehen këngëtares: ‘Njerëzit janë të uritur’

Ka qenë e komentuar gjatë gjithë karrierës së saj dhe  shpeshherë ka qenë pjesë  e skandaleve. Edhe pse pej kohësh Britney Spears kishte rënë në qetësi, së fundmi ajo ka shkaktuar shumë kritika me postimin e fundit në Instagram.

Këngëtarja postoi një fto të takave të saj Louboutin duke treguar se ato kanë kushtuar 6000 dollarë, por ajo nuk i ka veshur kurrë.

“Katër vjet më parë  bleva këpucët e mia të para Christian Loubotin që ishin 6000 dollarë. P.S  Unë kurrë nuk i kam veshur ato”, shkruar Britney.

Mirëpo fansat e kanë kritikuar menjëherë këngëtren duke i komentuar se njerëzit janë pa ushqim ndërsa ajo bën blerje të shtrenjëta.

“Mi dërgoni mua, në mënyrë  t’i shes dhe t’i paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim”, shkruan një fans.

“Po reklamon  mendjelehtësinë tuaj. Ndërkohë, kemi njerëz që nuk mund të përballojnë ushqimin e tyre të radhës. Në vend  që të shpenzoni ato para  për  marrëzi, dhuroni”, shkruar një tjetër teksa komente të tilla janë të shumta në postimin e këngëtares.