Blend Baftiu po kërkohet nga dy gjigantët e Turqisë

Blend Baftiu po kërkohet nga dy gjigantët e Turqisë

Sulmuesi 2 vjeçar i Ballkanit, Blend Baftiu po kërkohet nga dy ekipet e mëdha nga Turqia. Besiktas dhe Galatasaray janë vënë pas sulmuesit Baftiu.

Media Haberler.com, ka raportuar se të dy ekipet kanë qenë duke e përcjellë lojtarin gjatë gjithë sezonit dhe tani ato janë të interesuara për shërbimet e tij, transmeton Insajderi.

Blend Baftiu ka shënuar 19 gola në këtë sezon, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ligës. Ai ka kontratë me ekipin e Ballkanit deri në vitin 2021./Insajderi.com.