Bleona Qereti merr vaksinën anti-COVID

Bleona Qereti merr vaksinën anti-COVID
Burimi i fotografisë: Bleona/Instagram

Sipas New York Times, të paktën 5.3 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë një dozë të vaksinës Covid-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njofton Insajderi.

Ndër ata që u vaksinuan është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti e cila prej vjetësh jeton në Amerikë.

Këtë  e bëri të ditur më anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke ndarë edhe një foto e veshur si doktoreshë. Në fakt, ajo ishte e veshur për rolin e një filmi, për të cilën do të ndajë detajet më vonë.

“Sapo u vaksinova dhe rekomandoj fuqimisht këdo që është në gjendje të marrë një vaksinë, ta konsiderojë si opsion. Është koha ta mundim këtë virus një herë e mirë”, shkruan ndër të tjerash këngëtarja Qereti.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)