Bleona Qereti nuk di të ndalet, kërkon sukses në një tjetër fushë

Bleona Qereti nuk di të ndalet, kërkon sukses në një tjetër fushë

Këngëtarja Bleona Qereti nuk di të ndalet. Ajo duket se po synon të korrë sukses ndërkombëtar jo vetëm në muzikë. Qereti ka lidhur së fundmi një kontratë me kompaninë “Taryn Brown & Company”, e cila merret me promovime, reklamime dhe projekte të ndryshme të kësaj fushe.

Vetë Taryn Brown është shprehur për “Yahoo Finance” se Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standardet me talentin, vokalin e fuqishëm, sharmin dhe personalitetin ‘divë’. Më tej, menaxherja ekzekutive e “Taryn Brown & Company” ka thënë se ndihet mjaft e lumtur për këtë bashkëpunim.