Bleona Qeretin e kapin komplekset – nuk po i pëlqehet kënga e re

Bleona Qeretin e kapin komplekset – nuk po i pëlqehet kënga e re

Bleona Qereti, që la Shqipërinë dhe u nis drejt Amerikës me idenë që të arrij famë edhe atje, si duket vetëm se ka humbur edhe ata fansa që kishte dikur në Shqipëri, pa arritur ta bëjë asnjë të vetëm në Amerikë.

Fakti që ajo nuk ka fansa më tregojnë sukseset e dobëta të projekteve të saj, ani pse janë të rralla ato nuk marrin aspak vëmendje e as nuk shikohen shumë, përkundër tendencës së saj të vazhdueshme për të marrë vëmendje me veshje ekstravagante.

Kënga e saj e fundit #Haters që vjen ë bashkëpunim me Bes Kallaken, mund të cilësohet si një dështim i vërtete.

Ka katër ditë që është publikuar kënga por ka vetëm 26 komente në Youtube dhe vetëm 61 mijë shikime, këto rezultate janë të arritshëm për çdo lloj artisti pa famë paraprake. E numri i vogël i komenteve aludon edhe me mundësin e fshirjes së komenteve negative.

E për këtë këngë nuk e ke opsionin për ‘Like’ ose ‘Dislike’, pasi që është hequr nga Bleona, sigurisht pasi që më shumë duhet të këtë marrë ‘Dislike’ se sa ‘Like’, në të kundërtën nuk do të ishte detyruar t’i heqë.

Nëse e krahasojmë Bleonen me këngëtaret e tjera shqiptare, Bleona as për se afërmi nuk është me sukseset e tyre, as nga koncertet e as nga shikimet dhe dëgjimet në platforma të ndryshme online.

Lirisht mund të themi se dëgjueshmëria e Bleones mund të jetë shumë afër me Linda Morinen, këngëtare që vepron pa ndonjë staf menaxhues apo ekipe kreatoresh e të tjerë.

Edhe sa vite do të tentoj Bleona të arrij famë në Amerikë nuk dihet, por që nuk do të arrij një gjë të tillë atje duket se është e garantuar.