Blerëses i kërkohet ‘të nxjerrë jashtë’ bluzën sepse një burrë ishte ankuar që pantallonat e saj ishin shumë të shkurtër

Blerëses i kërkohet ‘të nxjerrë jashtë’ bluzën sepse një burrë ishte ankuar që pantallonat e saj ishin shumë të shkurtër

Lauren O’Connor, 33 vjeçarë, ka ndarë në internet mllefin e saj, pasi nga stafi i është kërkuar të nxjerrë bluzën, sepse pantallonat e saj ishin shumë të shkurtëra. Stafi i kishte kërkuar këtë sepse një tjetër klient, mashkull, ishte ankuar për gjatësinë e pantallonave të saj.

Duke e quajtur ngjarjen si ‘seksiste’, Laurën tregoi që i ishte dashur të veshë pantallona të shkurtëra sepse ishte nxehtë, 32 gradë celcius dhe i kishte thënë që aty nuk kishte ndonjë kod veshje, përpos maskës, të cilën ajo e kishte vënë.

Ajo ka postuar foton se si ishte dukur në këtë rast në Twitter, e mllefosur, duke u ankuar për faktin që burrat mund të veshin çka të duan, ndërsa për gratë ende ka rregulla.

“Jam shumë e mllefosur për momentin. Sapo mu afrua një shitës në Sainsbury, i cili kërkoi të nxjerr jashtë bluzën time. Një burrë i vjetër ishte ankuar të stafi dhe ata mu drejtuan mua. Është 32 gradë. Unë mund të mbath pantallona të shkurtër nëse dua.”

“Për referencë kjo ishte veshja ime. Jam shumë e zhgënjyer. Kur do të pushojmë të ju tregojmë grave se çfarë të veshin? Sidomos kur burra të  zhveshur lartë, që dyshoj se dikush u thotë se si të vishen. Kur do të ndalojmë së dhëni hapësirë burrave që nuk mund të mos jenë perversë. Jam lodhur duke mbrojtur ekzistencën time dhe dashurinë për pantallona të shkurtër”

Fotoja dhe shkrimet u përkrahën shumë në Twitter, ndërsa një zëdhënës nga Sainsbury tha për Femail : “Ne jemi duke folur me stafin për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa duam të i kërkojmë falje Laurën për ofendimin e shkaktuar.”