Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka thënë se dorëheqja e Gent Cakajt është pauzë e shkurtër dhe se ai do të ketë angazhime të mëdha.
Latifi, tha se që nga koha e Fan Nolit, Shqipëria nuk ka pasur ministër më të “përgatitur intelektualisht”, sesa Gent Cakaj.
“Këto angazhime nuk nënkuptojnë përfshirjen në konjukturat e baltës politike, e cila vazhdon ta bëj politikën aq të urryer nga shqiptarët. Andej dhe këndej kufirit”, tha Latifi.
Gent Cakaj, të martën ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit për Evropën dhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. /Insajderi.com
Që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakajn.Largimi i…
Posted by Blerim Latifi on Tuesday, 29 December 2020