Blero dhe Afrona me 21 shtator do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, e ata gjatë gjithë kësaj kohe kanë marrë shumë vëmendje.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ata kanë blerë një super shtëpi të re në periferi të Prishtinës.
Çmimi i saj kap shifra marramendëse dhe sipas burimeve kushton 350 mijë euro.
Në dasmën e çiftit të njohur do të marrin pjesë rreth 600 të ftuar mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit.

